Çavuşolulu: Së shpejti do të ndërtojmë dialog në marrëdhëniet Turqi-Greqi

schedule07:30 - 8 Janar, 2021

schedule 07:30 - 8 Janar, 2021

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşolulu  ka deklaruar se javën e ardhshme pritet që ai dhe homologu i tij grek Nikos Dendias të nisin një dialog në lidhje me përplasjet mes dy vendeve.

Mediat greke bëjnë me dije se ministri turk gjatë vizitës së tij në Portugali ka theksuar se së shpejti do të vendosin për qetësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe do të hapin një faqe të re në marrëdhëniet me BE-në.

Ka një dritare të hapur për të pasur një dialog më të mirë me Greqinë. Ministri grek është një mik i imi personal dhe në javët e ardhshme ne do të vendosim një dialog me të dhe në këtë kontekst jemi të gatshëm të hapim një faqe të re në marrëdhëniet tona me BE “, ka thënë Mevlüt Çavuşolulu .

Ndër të tjera në konferencën e tij të përbashkët me homologun e tij portugez Agusto Santos Silva, Çavuşolulu ka mbajtur një qëndrim të ashpër mbi çështjen e Qipros.

“Në Qipro do të jetë humbje kohe për të diskutuar një zgjidhje federale. Ne e kemi diskutuar këtë për 52 vjet dhe jam i sigurt që nuk do të gjejmë një zgjidhje me bisedat e 52 viteve të tjera. Kjo nuk do të ndodhë jo sepse Turqia ose turqit qipriotë nuk e duan atë, por sepse grekët qipriotë nuk duan të ndajnë asgjë,” tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!