Cavani vendos për të ardhmen, java e ardhshme e rikthen në Serie A

schedule21:18 - 3 Korrik, 2020

schedule 21:18 - 3 Korrik, 2020

Edinson Cavani i dha fund aventurës 7-vjeçare me PSG dhe ka dalë një lojtar i lirë. Goleadori nga Uruguai kërkohet nga disa skuadra të ndryshme, por fjala e fundit i takon atij.

Atletico Madrid e kërkon prej shumë kohësh, gjithashtu edhe Interi me Newcastle, por “El Matador” ka mall për Serie A, aty ku ka shkëlqyer me Palermon dhe Napolin.

Football-Italia, që citon gazetarin uruguaian Sebas Giovanelli, raporton se 33-vjeçari pritet të kalojë te Roma. Agjentët e sulmuesit do të fluturojë drejt kryeqytetit italian javën e ardhshme.

Ata do të takohen me drejtuesit e klubit verdhekuq ditën e martë ose të mërkurë dhe qëllimi është gjetja e akordit zyrtar. Palët janë afër, kanë mbetur për t’u përcaktuar vetëm disa detaje të vogla dhe Cavani është gati të rikthehet në Serie A. /abcnews.al