Cavani pranë largimit nga Valencia, “matadorin” e pret Argjentina

schedule13:58 - 12 Korrik, 2023

schedule 13:58 - 12 Korrik, 2023

Pas vetëm 1 sezoni të shpenzuar te spanjollët e Valencia, “bomberi” uruguajan, Edinson Cavani shihet gjithnjë e më larg elitës së futbollit spanjoll, teksa ka ende disa klube që interesohen për shërbimet e 36-vjeçarit.

Bëhet fjalë për “gjigandët” argjentinas, të Boca Juniors, të cilët prej kohësh interesohen për shërbimet e “matadorit”, i cili gjatë karrierës së tij e ka treguar në jo pak raste potencën e tij në majën e sulmit.

Pavarësisht se kontrata e uruguajanit skadon në verën e vitit tjetër, Boca Juniors interesohet për shërbimet e Cavani dhe kontaktet e para kanë nisur, mirëpo ende nuk ka një ofertë zyrtare drejt spanjollëve. /i.m /abcnews.al