Capello “ndihmon” napoletanët: Nëse Napoli sulmon furishëm do t’ia dalë ndaj Barcelona-s

schedule21:36 - 11 Mars, 2024

schedule 21:36 - 11 Mars, 2024

Me sfidën e parë të përfunduar me rezultatin 1 me 1, “Katalanasit” e Barcelona do të kërkojnë mbrëmjen e së martës kualifikimin në çerekfinalet e UEFA Champions League, ku si kundërshtarë do të kenë kampionët në fuqi të Italisë, Napoli, me këta të fundit, që do të kërkojnë për të dytin sezon radhazi kalimin në këtë fazë të kompeticionit.

Skuadra italiane ka rigjetur qetësinë nën drejtimin e trajnerit Calzona dhe ka filluar të luajë sërish bukur e të argëtohet, teksa në ndihmë për kualifikimin këtë herë ju vjen një trajner ekspert si Fabio Capello, i cili gjatë një prononcimi për mediat italiane është shprhur se se Napoli do të kualifikohet lehtësisht nëse i shfrytëzon dobësitë e “Katalanasve”.

“Barcelona është skuadër shumë e mirë, por mbrojtja e saj lë për të dëshiruar. Tranzicionin negativ ata e kanë shumë të dobët dhe nëse Napoli do të dijë të dalë me shpejtësi, atëherë mund t’i ndëshkojë. Mendoj se ndeshja duhet përgatitur pikërisht në këtë mënyrë, për të dalë me kundërsulme të shpejta, duke shfrytëzuar dobësitë e kundërshtarit”,- u shpreh “veterani” i pankinës. /i.m /abcnews.al