Katër ditë pas zjarrit të rënë në ishullin e Sazanit, ministria e Mbrojtjes i ka kërkuar ndihmë për helikopter Greqisë. Avioni tip “Canadair CL 415 “ ka nisur sot ndërhyrjen për shuarjen e flakëve.
Ndonëse të shumtë në numër forcat e ushtrisë dhe të shërbimeve zjarrfikëse nuk arritën ta lokalizojnë nga toka për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së pajisjeve të duhura.
Gazetari Elton Nika në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Abc Live”, në Abc bën me dije se avioni ka bërë 7 ulje-ngritje përreth ishullit të Sazanit për të hedhur ujë nga ajri, ndërkohë që ka një kapacitet rreth 9 mijë litra.
Ajo që mbetet problematike është zona jugore e ishullit, zona më e thepisur ku vijohet të punohet aktualisht.
Shqipëria u has me një situatë të vështirë për sa i përket zjarreve edhe vitin e kaluar.
Në Gadishullin e Karaburunit u deshën javë të tëra për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit./abcnews.al/