Calhanoglu i larguari i radhës, Milani gati ta zëvendësojë me një argjentinas

schedule21:59 - 28 Maj, 2021

schedule 21:59 - 28 Maj, 2021

Hakan Calhanoglu pritet të jetë lojtari i radhës që do të largohet me parametra zero nga Milani. Fantazisti turk është larg rinovimit, teksa dyshja Maldini-Massara kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Në krye të dëshirave mbetet Rodrigo De Paul, i cili është gati të hedhë hapin e madh në karrierë. Stefano Pioli e pëlqen shumë dhe e cilëson si pasuesin perfekt të Calhanoglu, por problemet mbetet kërkesa e lartë e Udineses.

Klubi friulan kërkon 35-40 milion euro për të lënë të lirë 27-vjeçarin argjentinas. Milani e ka një plan dhe po mendon të përfshijë norvegjezin Hauge, por edhe ndonjë nga lojtarët e rinj për të shpenzuar më pak.

Alternativa e lojtarit latin është Henrikh Mkhitaryan, armeni i Romës. Kuqezinjtë kanë nevojë edhe për një përforcim në sulm. Mario Mandzukic u largua dhe vendin e lënë bosh pritet ta mbushë Oliver Giroud, me të cilin vijojnë negociatat. /abcnews.al