Çako: “Forca e ligjit” do të shtrihet edhe jashtë vendit

schedule14:28 - 20 Nëntor, 2017

schedule 14:28 - 20 Nëntor, 2017

“Forca e ligjit” do të veprojë brenda dhe jashtë vendit, në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtarë. Kështu iu përgjigj pyetjes së ABC Neës, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, i cili garantoi luftë pa kompromis ndaj organizatave kriminale.

“Forca e ligjit”, nisma më e re e minstrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, e zbatuar këto dit vetëm në dy qytete të vendit nuk ka sjellë rezultat e pritura nga vetë titullarët e policisë.

Aksioni i parë, i cili u krye në Fier çoi në prangosjen e 4 personave dhe sekuestrimin e  rreth 100 gr kanabis e po kështu edhe një arme zjarri. Ndërsa aksioni i zhvilluar pak ditë më parë në Shkodër prangosi si person kryesor një tutor prostitutash dhe 4 vajza që ishin të punësuar në hotelin tij.

Vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, në një deklaratë për mediat, nuk donte ta komentonte këtë fakt, por vetëm shtoi se, forca e ligjit do shtrihet dhe jashtë vendit.

 Gjithashtu, Çako nuk kishte një përgjigje për dorëheqjen e tij kërkë e bërë më herët nga opozita.

“Nuk kam koment fatkeqësisht, sepse opozita atë punë ka”

 Ndërkohë drejtuesi i lartë i policisë foli për parandalimin e aksidenteve rrugore duke rritur monitorimin me radar të rrugëve problematike.

 Sot është dita e para e Përkujtimit të viktimave nga aksidentet rrugore, ku vitin e kaluar humbën jetën gjatë përplasjeve 228 persona./abcnews.al

https://youtu.be/PBsk0ymicAM

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!