Cakaj njofton ngritjen e task-forcës për fuqizimin e rolit të Kosovës

schedule12:50 - 24 Prill, 2019

schedule 12:50 - 24 Prill, 2019

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj në një intervistë televizive ka njoftuar krijimin e një task -forcë në dikasterin që drejton, me qëllim fuqizimin e rolit ndërkombëtar të Kosovës edhe përmes shkëmbimit të stafit profesional.

Jetëshkrimin e tij, të munguar fillimisht, dhe zbuluar pas marrjes së postit të ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj e nisi nga shumëkush dhe e sheh si thembrën e Akilit: moshën dhe eksperiencën në politikë.

Cakaj: “Unë jam 28 vjeç me 14 vjet përvojë politike”.

Ministri Cakaj njoftoi ngritjen e një task- force përkundër përpjekjes Serbe lidhur me njohjën e pavarësisë së Kosovës nga shtete të tjera.

Cakaj: “Për ne është e papranueshme fushata e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovë dhe Shqipëria do të ngrejë një task-forcë të veçantë për të adresuar këtë problem”.

Pjesë e punës së saj do të jetë edhe forcimi i rolit të shtetit Kosovar në arenën ndërkombëtare, deklaroi ai.

Ministria do të ngrejë task-focën për formimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës me diplomatët më të kualifikuar nga Kosova dhe Shqipëria. Do të procedohet shumë shpejt me marrëveshje ndërministrore me 4 komponentë.

Cakaj: “Ambasada për përdorim të përbashkët. Elementi i dytë do të jetë konsullor. Planifikojmë hapjen e menjëhershme të tre konsullatave të reja. Elementi i tretë do të jetë profesional që përfshinë mundësinë e këmbimit të stafit profesional. Dhe i katërti do të jetë elementi kulturor”.

Sa i përket vendimit të parlamentit holandez, Cakaj ri-theksoi qëndrimin e tij se ky veprim lidhet me populizmin dhe politikat përjashtuese anti-emigracion në Holandë, e nxitur nga fushata elektorale atje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!