Cakaj në komisionin e integrimit: Shqipëria i ka plotësuar kushtet për çeljen e negociatave

schedule15:25 - 17 Shtator, 2019

schedule 15:25 - 17 Shtator, 2019

Ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj tha gjatë një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Integrimit se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. Ministri Cakaj theksoi vlerësimin e veçantë që i është bërë vendit për ecurinë e reformës në drejtësi.

Gjithçka në rregull sipas ministrit në detyrë për Evropën dhe punët e jashtme. Ka mbetur vetëm që Shqipërisë t’i hapen negociatat. Ky optimizëm e ka karakterizuar Gent Cakaj në të gjitha përgjigjet që dha në seancën dëgjimore në Komisionin për integrimin Evropian.

Kryetarja e komisionit ngriti edhe një tjetër pikëpyetje, i druhet se vendit nuk do t’i hapen negociatat për shkak të mos realizimit të reformës zgjedhore. Por edhe në këtë pikë e qetëson ministri në detyrë.

Edhe shqetesimit të ngritur nga deputeti Ralf Gjoni për deklaratat e fundit të kryeministrit Grek ndaj Shqipërisë, ministri në detyrë i dha zgjidhje.

Ministri në detyrë për Evropën dhe punët e jashtme informon se  aktualisht janë ngritur grupet e punës për procesin e negociatave që korrespondojnë me numrin e kapitujve përkatësisht 35. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!