Çaj bimor me efekt dobësues: Mbajini larg kilogramët e tepërt me këta dy përbërës

schedule14:56 - 26 Tetor, 2020

schedule 14:56 - 26 Tetor, 2020

Gjatë vjeshtës me ardhjen e të ftohtit, edhe sëmundjet sezonale kthehen. Për të luftuar ftohjen apo gripin, njerëzit priren të konsumojnë çajra të ndryshëm. Një ndër përbërësit që bën mrekulli është pikërisht xhenxhefili, një djegës natyral yndyrnash që ndikon drejtpërdrejt në metabolizëm. Përpos vetive të tjera, ky përbërës është një element i rëndësishëm që promovon humbjen e peshës.

Kjo bimë e cila e ka zanafillën në Azi, vepron edhe në indin dhjamor, duke nxitur tretjen e yndyrnave. Për më tepër, xhenxhefili gjithashtu bllokon thithjen e sheqernave në zorrë. Xhenxhefili lufton gjithashtu ftohjet dhe dhimbjet e fytit, pasi ka veti anti-inflamatore dhe tretëse. Për një efekt më të mirë në humbjen e peshës rekomandohet të kombinohen farat e koprës me xhenxhefilin.

Për të përgatitur çajin me këta dy përbërës, mjafton t’i përzieni me një filxhan ujë. Lëreni ujin të vlojë dhe më pas shtoni rrënjën e xhenxhefilit dhe farat e koprës për disa minuta. Mund ta shoqëroni me një lugë mjaltë, por duke qenë se është një çaj bimor me efkt dopësues, rekomandohet që të shmangni çdo lloj ëmbëlsuesi. /abcnews.al