Byroja e Kuvendit rrëzoi kërkesën e PD-së për të ndaluar për 10 ditë deputetin socialist Pjerin Ndreu të marrë pjesë në punimet e seancave parlamentare. Pas depozitimit të kërkesës në Kuvend nga ana e PD, Byroja parlamentare është mbledhur sot në orën 12.00 për ta shqyrtuar ate. Në përfundim të mbledhjes është mësuar se byroja e ka rrëzuar këtë kërkesë.
Sipas PD, në mbledhjen e komisionit parlamentar të sigurisë, në datë 7 nëntor, deputeti i PS Pjerin Ndreu, pa asnjë shkak dhe në mënyrë të parpecedentë ka bërë thirrje për dhunë, si dhe ka fyer dhe ka kërcënuar me përdorim dhune deputetin demokrat, Ervin Salianji./abcnews.al