Bylykbashi: Programi i opozitës bën pjesë të garës për tendera dhe kompanitë e vogla

schedule21:54 - 20 Prill, 2021

schedule 21:54 - 20 Prill, 2021

Këtë të martë në emisionin Log. në ABC me gazetarin Endri Xhafo është komentuar në lidhje me atmosferën e fushatës elektorale vetëm 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Dy përfaqësues nga opozita e bashkuar, Oerd Bylykbashi nga listat për deputet në Durrës dhe Vojo Bregu kandidat i LSI-së që përfaqëson zonën e Vorës, kanë dhënë detaje në lidhje me programin politik të opozitës për zgjedhjet e 25 prillit.

Bregu në fjalën e tij ka theksuar se mazhoranca vijon që të veprojë në kundërshtim me ligjin sipas tij vetëm pak ditë më parë në Vorë Inspektoriati i ministrisë së Drejtësisë ka inspektur zyrën e një noterie në Vorë.

Inspektoriati i Ministrisë së Drejtësisë ka qenë dje në Vorë në zyrën e një notereje në Vorë dhe I kanë ushtruar presion pasi bashkëshorti i saj është mbështetës i LSI-së”, ka thënë ai.

Ndërkohë nga ana tjetër kandidatët për deputet nga krahu i opozitës kanë bërë me dije se fuqizimi I kompanive dhe firmave të vogla është qëllimi kryesor i programit të tyre politik.

 “Ne sot kemi që shumica e punëve që marrin kompanitë që do Rama i nenkontraktojnë dhe janë pjesa ose firma të organizatave kriminale. I rasti që doli në analizën që bën prokuroria, koncetrimi në duar të pakta. Një nga këto janë se ka kompani të mëdha për të hyrë në treg dhe nuk marrin atë që se bëjnë dot. Nëse një kompani e madhe nuk e merr në kohë kontratën nuk do ja dalë dot. Modeli që kemi sot që përveç kësaj ku shumica e tenderave korruptuesve shkon te ai që është më i miri. Nëse ne nuk e hapim konkurrencën nuk vijnë as kompanitë e huaja dhe as kompanitë e tjera, Futet gara mes kompanive që të mos merret tenderi vetëm se je mik i kryeministrit. Gjëja më e mirë është që të kesh kompani të sigurta.

Korrupsion ka në çdo shtet por jo që të dërrmojë kockën e ekonomisë. Ka  një arsye se pse Rama nuk i prishi kontratat koncesionare sidomos ato të shëndetësisë, në një komunikim që kam bërë me një mjek më tregoi se kishte rënë çdo gjë, Kompania që udhëzon se sa do të bëhen është ajo e sterilizimit”, ka thënë Bylykbashi.

Ndërsa Bregu ka theksuar se e rëndësishme në të gjithë këtë është ndërkombëtarizimi I tenderave në mënyrë që gara të jetë e hapur.

Tenderat ndërkombëtare nëse tenderohet një shumë e caktuar bëhet tender ndërkombëtar dhe për këtë duhet që të bëhet publike në mediat e huaja ndryshe kompanitë e huaja nuk kanë dijeni në lidhje me atë që po ndodh në vendin tonë. Do të ketë ndikim në dokumentar e tenderit për të mos pasur mundësi për të qenë pjesë korrupsioni. Në këtë mënyrë çdo kompani ka mundësi që të marrë pjesë”, është shprehur ai./abcnews.al