Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Opozita e palëkundur”, Bylykbashi: Çdo veprim i njëanshëm minon marrëveshjen e 5 qershorit

schedule18:53 - 23 Korrik, 2020

schedule 18:53 - 23 Korrik, 2020

Ish deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik tha se çdo veprim i njëanshëm minon dhe nxjerr nga shinat marrëveshjen e 5 qershorit dhe produktin e saj.

“Opozita zbatoi atë pjesë tjetër të marrëveshjes së 5 qershorit, çështjet për shitblerjen e votës dhe çdo vepër tjetër penale që dëmton zgjedhjet.

Një paketë që sot u dakordësua. Ajo që është miratuar këtu duhet miratuar pa ndryshime. Sigurisht kjo nuk e përmbyll marrëveshjen e 5 qershorit, pasi kemi edhe administratën zgjedhore.

Ata që do të marrin vendimet duhet të jenë jashtë politikës, është një detyrë që Këshilli Politik duhet ta përmbushë. Bëmë të qartë se çdo veprim i njëanshëm minon dhe nxjerr nga shinat marrëveshjen e 5 qershorit dhe produktin e saj”, tha Bylykbashi.

Po ashtu nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili tha për mediat se opozita e bashkuar ishte njohur me çështjen e ndryshimeve kushtetuese para dy ditësh, ndërsa afati kohor i lënë në dispozicion ishin 6 ditë.

Sipas tij, Kushtetuta nuk mund të ndryshojë në 6 ditë.

“Një çështje tjetër që është hedhur në Këshillin Politik kanë qenë dhe ndryshimet kushtetuese. Që kanë të bëjnë me të ashtuquajtur lista të hapura. Propozimi, fakt i kryer, është depozituar para 2 ditësh në këshill. Dhe ky diskutim është imponuar që të kryhet brenda 6 ditësh. Nëse për kodin elektoral, marrëveshjen e 5 qershorit, u deshën 6 muaj. Kërkohet që kushtetua e vendit të ndryshohet për 6 ditë.

Këshilli Politik dhe opozita në Këshill mbetet e palëkundur që të diskutojë çdo çështje, por pa logjikën e faktimit të kryer, pa trysni dhe duke i dhënë hapësirë debatit. Keni parë që në emër të popullit, të vullnetit të tij, flasin hajdutët e votave të popullit”, tha Vasili.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!