Bylykbashi: Ata që do të votojnë më shumë se njëherë në zgjedhjet e ardhshme do identifikohen

schedule20:06 - 15 Qershor, 2020

schedule 20:06 - 15 Qershor, 2020

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në tryezën e Reformës Zgjedhore Oerd Bylykbashi ka deklaruar në përfundim të mbledhjes së sotme të Këshillit Politik se në zgjedhjet e ardhshme do të ketë identifikim biometrik në të gjithë vendin.

Ai theksoi se arritje tjetër pozitive në tryezën e këshillit politik ishte edhe minimizimi i financimit të partive politike nga subjektet private.

“Sot diskutuam për të gjetur të gjitha garancitë dhe drafti përfundimtar do sigurojë që në zgjedhjet e ardhshme identifikimi biometrik të jetë në të gjithë vendin. Ata që do të votojnë më shumë se njëherë do identifikohen.

Kjo është ndër arritjet më të mëdha të 5 qershorit. Arritja e dytë është financimi i partive. Kemi rënë dakord për reduktim të financimit privat. Sot partitë politike shpenzojnë 10-fishin. Arritëm edhe këtë moment të rëndësishëm duke ulur shpenzimet e dyshimta.

Ne kemi vendosur identifikimin biometrik. Nesër vazhdojmë punën për çështjet e mbetura pezull”. tha Bylykbashi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!