Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bylisi i rrëmben një tjetër talent Vllaznisë, firmos sulmuesi

schedule09:32 - 5 Shtator, 2020

schedule 09:32 - 5 Shtator, 2020

Eridon Qardaku, një vit më parë vendosi të mos nënshkruajë me Vllazninë dhe kaloi në Ballsh te skuadra e Bylisit. Titullar në Superiore dhe në Shkodër nuk u ndjenë mirë kur panë që një nga elementët më të spikatur te moshat zgjodhi ta niste karrierën si profesionist diku tjetër.

 

Të njëjtën gjë ka zgjedhur të bëjë edhe Angjelo Radovani, sulmues shtatlartë që sezonin e fundit me të rinjtë e Vllaznisë shënoi nëntë gola. 19-vjeçari ka pranuar ofertën e Bylisit dhe ka nënshkruar, duke u bërë kështu pjesë e Superiores.

Presidenti Besnik Kapllanaj kështu shton numrin e të rinjve në klubin e tij, duke tentuar të përfitojë sportivisht nga talenti i tyre dhe më pas pse jo shpreson edhe të shesë ndonjë element që do të shpërthejë në Superiore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!