Renato Spahiu ishte afrimi i parë i Bylisit, ndërkohë që është zyrtarizuar një tjetër lëvizje. Një qendërmbrojtës është prurja e ballshiotëve. Bëhet fjalë për 21-vjeçarin me pasaportë franceze, Lionel Samba.
“Welcome Lionel Samba! Qendërmbrojtësi me origjinë nga Kongo i është bashkuar zyrtarisht klubit tonë ditën e sotme! Ai ka eksperiencë në disa klube dhe moshë premtuese”, shkruhet në njoftimin e bërë nga klubi i Bylisit.
Samba vjen nga Bullgaria, ku është aktivizuar në ligën e dytë me Spartak Varna. Në fillim të vitit të shkuar ai luajti 4 ndeshje dhe më pas u “zhduk”. Më parë ai kishte qenë pjesë e dhe skuadrës tjetër bullgare, FC Sevlievo. /abcnews.al