Buzëqesh Solskjaer, rikthime në masë tek Manchester United

schedule14:17 - 14 Tetor, 2019

schedule 14:17 - 14 Tetor, 2019

Manchester United nuk po kalon një moment të mirë. Largimi i Lukaku-t dhe Sanchezi-t apo dhe diferenca e madhe me kreun ka ndikuar në ecurinë e “djajve të kuq”. Mos harrojmë dhe dëmtimet e shumta të cilat e kanë bërë me ‘dhimbje koke’ trajnerin Solskjaer.

Sipas gazetës angleze Mirror, Manchesterit do ti rikthehen në ekip nga dëmtimet një pjesë e rëndësishme e skuadrës. Mirror shkruan se ‘senatorët’ si Paul Pogba, Aaron Wan-Bissaka, Luke Shaw dhe Anthony Martial janë që të gjithë të gatshëm për ndeshjen në fundjavë kundër Liverpooli-t.

Solskjaer duhet të bëjë kujdes pasi një tjetër humbje do ta shtonte presionin nga tifozët që rrjedhimisht mund të sjelli shkarkimin nga drejtuesit. Norvegjezi është me fat që i janë rikthyer lojtarët kyç që ndoshta me një fitore kundër të besuarve të Klopp mund ta rikthejë Manchesterin në rrugën e duhur. /abcnews.al