Buxheti më pak të ardhura si pasojë e situatës ekonomike, Ibrahimaj: Inspektorët e tatimeve me GPS

schedule17:36 - 21 Janar, 2020

schedule 17:36 - 21 Janar, 2020

Ngadalësimi i rritjes ekonomike duket se ka qenë një faktor me peshë në mosrealizimin e të ardhurave në buxhet për vitin 2019.

Për drejtoren e Tatimeve kjo situatë  shpjegohet me faktin se   sektorët që kanë lidhje me investimet kanë pasur ngadalësim  duke reflektuar direkt uljen e të ardhurave në TVSH.

Sipas Delina Ibrahimaj performanca e dobët e të  ardhurave është e ndikuar kryesisht nga ndërtimi dhe shërbimet.

Për të shmangur abuzimet administrata tatimore parashikon që në mars të këtij viti të nis një projekt në bazë të cilit parashikohet pajisja e të gjithë inspektorëve tatimorë me GPS.

Nga të dhënat e treguesve fiskal rezulton se në 11 muaj  të vitit të kaluar janë arkëtuar 14.3 mld lekë më pak  se plani .

Në këtë mosrealizim TVSH mban peshën më të madhe me rreth 11.2 mld lekë që lidhet direkt më rënien e konsumit por edhe përfundimin e projektit TAP./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!