Buxheti i mbrojtjes sociale/ Rama: Vitin e ardhshëm rritje pagash e pensionesh. Asnjë taksë e rritur, qeveria do të shtojë investimet

schedule19:40 - 13 Nëntor, 2023

schedule 19:40 - 13 Nëntor, 2023

Turin e tij të dëgjesave kombëtare të buxhetit, Edi Rama e ndali në Pogradec. Në takimin me asamblenë e zgjeruar të PS, kryeministri tha se vitin e ardhshëm 1/3 e buxhetin do të shkojë për mbrojtje sociale. 400 milionë euro do të shkojnë për rritje pagash dhe 250 milionë euro për rritje pensionesh.

Rama preku dhe gjendjen e opozitës, për të cilën tha se nuk ecën dot përpara për sa kohë nuk analizon humbjen.

“T’i pyesësh kalamajt se pse këta fitojnë gjithmonë dhe këta humbin gjithmonë, ata do thonë ‘se këta vënë gjithmonë kujën dhe nuk kuptojnë pse humbin. Ça t’ju bëjmë atyre”, tha Rama. , u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë, edhe pse nuk ia përmendi emrin, komentoi përballjen e Berishës me drejtësinë.

“Edhe të kapësh një korean dhe ta pyesësh ma ndaj në këtë vend ku ti lundron këtu, mesa ke dëgjuar, kush shkatërron dhe kush ndërton do të thotë. Kush shkatërron do të thotë emrin e partive që shkatërrojnë me partinë në krye që dihet se kush është, kush ndërton do të thotë PS.

Duke iu rikthyer buxhetit, Rama tha se pa rritur asnjë taksë, kjo qeveri do të rrisë investimet.

“Taksë qendrore dhe TVSH zero dhe do ta mbajmë zero deri në 2029 pavarësisht se jam apo nuk jam unë. Do ta mbajë PS, dhe nëse s’do jem unë, e vetmja arsye që do mund të më rikthejë këtu tek ju, t’ju them çohuni t’i rrëzojmë këta po prekën taksën e biznesit të vogël”, shtoi Rama.

Gropa e vetme e pa mbyllur për kryeministrin është skema e pensioneve ndaj ftoi çdo punonjës të mos pranojë kompromise në pagimin e kontributeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!