Buxheti 2023, ekspertët: Ka rritje të taksave, por nuk bën dëmin e buxheteve të tjera

schedule12:55 - 8 Nëntor, 2022

schedule 12:55 - 8 Nëntor, 2022

Projekt-buxheti 2023, i cili tashmë është paraqitur në parlament dhe po diskutohet nga grupet e interesit është diskutuar nga ekspertët e ekonomisë në studion e ABC Live si buxhet që ka rritje të taksave, por nuk bën dëmin që kanë bërë buxhetet e viteve të tjera të mëparshme.

Për ekspertin e ekonomisë Azmi Stringa, ekonomia aktualisht po përballet me një periudhë pasigurie por aftësia jonë për t’iu përgjigjur këtyre pasigurive ka të bëjë me axhilitetin e ekonomisë për tu përshtatur, shëndetin financiar i kompanive të tilla si ujësjellësi, dhe aktualisht buxheti i ka hapësirat fiskale të limituara, përfshi këtu dhe faktin që nuk mund të shikohet në perspektivë për të rregulluar nivelin e borxhit publik.

Sipas Stringës, ‘ky buxhet të paktën nuk po bën dëm, kam qenë më kritik me buxhetet e viteve të mëparshme, por ky është modeli aktual ekonomik nuk mund të prodhojë më shumë se kaq’.

Ndërkohë ekonomisti Ferjol Ozuni, aktualisht në buxhetin aktual do ta pësojë në rastin e gjobave ai person që është i fiskalizuar, që është në treg, ata do të jenë  që do të gjobiten. Sipas tij fakti që bizneset e kundërshtojnë, është mëse normale, sepse disa gabojnë më vetëdashje, por një vend fiskal, pa gjoba nuk ekziston.

/Abcnews.al/