Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Busulla jonë në këtë udhëkryq, anëtarësimi në BE”/ Rama: Do e kalojmë këtë test, pavarësisht shkopinjve nën rrota

schedule11:16 - 26 Shkurt, 2026

schedule 11:16 - 26 Shkurt, 2026

Edi Rama: Diferencën mes pikës ku jemi dhe pikës ku duhet të mbërrijmë e bën çdo detaj. Nuk është e lehtë që të ngjitesh në një humnerë dhe të vish në një normalitet , gjë që ne e bëmë me shumë vështirësi, por është shumë e vështirë që të ngjitesh më lart sot. Po të shikosh edhe natyrën e negociatave, kjo bëhet edhe më evidente. Çdo hap i ri, vjen me një sfidë më komplekse dhe për këtë duhet më shumë përgatitje dhe forcë. E rëndësoheme është që në këtë udhëkryq ne kemi një busulle që është e pagabueshme, që është BE. Jemi më afër anëtarësimit në BE. Kjo nuk është letërsi, por është fakt. Falë volumit të madh të punës që po bëjmë së bashku. Në janar kaluan një sërë ligjesh dhe amendimesh që ishin të lidhura me këtë proces. Ne kemi rritur hyrjen që në kapitullin e ri të procesit, që janë pikat e ndërmjetme që janë sipas drejtuesve tona në këtë proces, kërkojnë një përgatitje shumë të madhe. Për planin tonë ky test duhet kaluar për disa muaj dhe kjo do forcë, në këtë rast në përqendrimin e të gjitha forcave në një përqendrim. Jam i bindur që do  e kalojmë këtë test, pavarësisht shkopinjve nën rrota dhe bombave artizanale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!