Bushati i përgjigjet akuzave të PD: Unë i kam të deklaruara të gjitha pasuritë

schedule18:01 - 13 Mars, 2019

schedule 18:01 - 13 Mars, 2019

Deputeti i PS-së Ervin Bushati ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila ka pranuar padinë e bërë në Tetor të 2018 nga Partia Demokratike. Kjo parti akuzon deputetin e Partisë Socialiste Ervin Bushati për fshehje të pasurisë. Lidhur vendim të Gjykatës së Apelit, Bushati tha në studion e emisionit “Mbrëmje në ABC News”, se të gjitha pasuritë i ka të deklaruara.

Mirela Milori: Gjykata e Apelit e Tiranës ka pranuar padinë e bërë të Tetor të viti të kaluar e bërë nga PD e cila iu akuzon për fshehje të pasurisë. Dy javë pas kallëzimit të bërë nga selia blu Prokuroria e Tiranës i ka mbyllur hetimet edhe pse gjykata e shkallës së parë kishte urdhëruar të vijonte procesi hetimor ndaj jush. Prokuroria e kundërshton vendimin dhe bën ankimim në Gjykatën e Apelit. Kjo gjykatë vendosi të rihapet çështja dhe të rinisin edhe një herë hetimet për pasuritë tuaja. Do doja një koment për këtë.

Ervin Bushati: Kjo është një çështje e hapur që në Tetor. Kanë në sinkron disa padi si ndaj meje ashtu edhe ndaj dy kolegeve të PS. Për çudi në momentin që ne kemi bërë publike dhe mund të kem bërë qindra deklarata si deputet dhe si sekretar i PS për PD, dhe çuditshëm u materializuan shumë padi në momentin që në nxorëm dhe bëmë publike fakte për kunatin e zotit Lulzim Basha. Unë kam edhe një çështje tjetër që më ka hapur Erjon Isufaj, më duket e ka emrin kunati i zotit Basha, dhe më ka hapur një padi civile për prishje imazhi. Dhe më vjen mirë që reagon PD vetëm kur i preket interesi i kunatit. Nuk e di unë i kam të gjitha të deklaruara në deklarimin e pasurive, në dekriminalizimin e të gjitha këto bashkë. Gjithë deklarimet e mia janë mëse të qarta shumë herë për disa vite me radhë. Që u kujtua tani PD tregon se ajo kujtohet kur i preket interesi personal i kunatit. Megjithatë do të sqarohen derisa nuk ka çështje dhe është e mbyllur në Prokurori.

Mirela Milori: Në kallëzimet e PD thuhet se ju nuk justifikoni 7 pasuri të paluajtshme.

Ervin Bushati: Në këtë pikë PD më duket e palogjikshme në shumë çështje, por këtë le ta ndjekë PD sa të dojë edhe në prokurori, gjykata, edhe në ILDKP e të gjitha bashkë.

Mirela Milori: Ju keni pajtuar avokat për çështjen apo jo?

Ervin Bushati: Për çështje civile po, ndërsa për këtë po njoftohem sot./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!