Bushati-deputetëve të PS: Përse nuk dialogojmë me opozitën siç bëjnë fqinjët

schedule14:14 - 3 Prill, 2019

schedule 14:14 - 3 Prill, 2019

Ka përgatitur një fjalim ndryshe këtë të mërkurë. Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka analizuar situatën politike në vend duke sjellë të dy anët e medaljes.

“Duke dalë nga parlamenti, unë jam i bindur që opozita ka dëshmuar një lloj frike dhe një lloj kapitullimi. Por kjo nuk mund të na bëjë ne të jemi arrogantë”, tha ai.

U kujton kolegëve të tij se janë socialistë progresistë një emërtim i hershëm përpara krijimit të rilindjes që solli kryetari i ri i tyre Edi Rama. E si të tillë duhet të kujtohen se demokracia ka një kuptim tjetër për ta jo siç po veprohet sot.

 

 “Demokracia procedurë është zëvendësimi formal i listës së partisë demokratike dhe lëvizjes socialiste për integrim. Por demokracia është edhe thelb dhe fakti që ne krijojmë mundësinë për një marrëveshje të ardhshme për kodin zgjedhor për rregullat e lojës, qoftë me opozitën parlamentare por mbi të gjitha për opozitën politike, besoj se është shprehja më e lartë e ndërgjegjësimit që ka Partia Socialiste e Shqipërisë, Socialistët progresistët shqiptarë për fatet e demokracisë dhe për fatet e Shqipërisë”, u shpreh Bushati.

Thirrjen tjetër ua drejton në veçanti më të vjetërve ndër socialistët, fqinjët rreth e përqark kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe janë ulur të dialogojnë me kundërshtarët e tyre politikë, pikëpyetja se pse kjo nuk po ndodh edhe në Shqipëri e mundon më shumë Ditmir Bushatin.

“Unë sot pyes. Si ka mundësi z.Ruçi që pas tre dekadash si politikan me eksperiencë, si ka mundësi z.Ulqini, si ka mundësi z.Majko, e deri te kolegia që foli për herë të parë në këtë parlament. Pse kur Grekët e Maqedonasit e gjejnë gjuhën për të parë përpara, ne nuk paskemi mundësi me e gjet gjuhën me njëri-tjetrin. A jemi të gjithë shqiptarë, a jemi pjesë e një kombi? Pse e kemi kaq të vështirë dhe turpërojmë veten tonë lart e poshtë. Pse nuk e gjejmë dot ne gjuhën për të parë përpara? Çfarë do t’i themi sot ne një 30-vjeçari?”, theksoi ish-ministri.

Këto nuk janë fjalët e një nostalgjiku i sqaron ish-ministri Bushati deputetët socialistë, por i një politikani që po sheh një sallë të mbushur me njerëz që nëse vazhdojnë kështu nuk do të mund të ndryshojnë fatin e Shqipërisë që qëndron pas dyerve të Bashkimit Evropian.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!