Burri ia doli, gruaja mbeti nën rrënoja! Fatmiri tregon çastet e fundit të bashkëshortes

schedule11:43 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 11:43 - 12 Dhjetor, 2019

Kryeministri Rama vizitoi sot familjen Gajan në Durrës, e cila humbi një pjestar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Nën rrënoja mbetën dy persona, gruaja dhe bashkëshorti. Për fat të mirë, Fatmir Gjana u nxorr pas një ndërhyrjeje të grupit të shpëtimit nga Vlora.

Fatkeqësisht nën rrënoja pa jetë mbeti Xhuljeta Gjana, 60 vjeçe.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱Durrës – Ajet Meçja humbi në errësirën tragjike të 26 nëntorit bashkëshorten, vajzën dhe mbesën😰 Ndërsa Fatmir Gjana humbi bashkëshorten dhe sot ata janë fqinj, në shtëpitë e reja dhe ne jemi me ta për të mos i lënë kurrë vetëm😢🤝🙏https://e-albania.al/dhuro/

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 12. Dezember 2019

Gjatë fjalës së tij, Rama përmendi ndërhyrjet e ekipit të shpëtimit nga Vlora.

“Grekët dhe italianët me thanë që ajo që bëri Luani (kreu i grupit të shpëtimit të Vlorës) ishte e paimagjinueshme”, tha Rama.

“Nuk lëvizja dot sepse kisha të gjithë pallatin sipër. Mund të lëvizja vetëm duart”, tha Fatmiri duke theksuar se fatkeqësisht gruaja nuk ia doli.

“Në momentin që ra tërmeti u ngritëm nga krevati. Vetëm pesë sekonda dhe u shemb. Mua më kapi tek dera, kurse gruaja tentoi të dilte jashtë. Nuk e dija që kishin rënë dy katet e pallatit.

Kur dola pyeta për gruan, dhe më thanë që ka dalë një grua. Kur shkova tek spitali pyeta dhe më thanë që nuk ka dalë ende. Aty i thash që ajo ka vdekur, sepse nuk mund të shpëtonte nga mënyra se si ra pallati. Ishte mes dy korridorëve dhe i ranë kolonat”, vijoi Fatmiri. /abcnews.al