Burri i gjuajti me levë dhe i nguli gërshërët: Detaje rrëqethëse nga vrasja e gruas në Durrës

schedule12:34 - 26 Shkurt, 2020

schedule 12:34 - 26 Shkurt, 2020

Një ngjaruja makabre ka ndodhur mesditën e sotme në sheshin “Azem Hajdari” në Durrës.

Burime për ABC News kanë njoftuar se gruaja është qëlluar nga burri i saj me levë dhe gërshërë nga bashkëshorti i saj duke ndërruar jetë në vend.

Bëhet fjalë për 59 vjecaren Ajdie Tosuni, nënë e 3 fëmijëve. Autori është bashkëshorti i saj Rruzhdi Tosuni  63 vjec.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në dyqanin e tyre në të cilin tregtonin metrazhe. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e dokumentimin e ngjarjes.

Dinamika e kësaj ngjarje ka nisur pak minuta më parë ku në një dyqan metrazhesh të çiftit Tosuni. Bashkëshortët janë përplasur më njëri-tjetrin dhe më pas Rruzhdi Tosuni ka qëlluar fillimisht bashkëshorten e tij me levë hekuri dhe më pas me gërshërën që kishin në dyqan.

Nga pamjet ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Durrësit, atje ku dëshmitarë të kësaj ngjarje janë bërë shumë qytetarë që ndodheshin aty.

Forca të shumta policie janë mbërritur në vendngjarje.

Gazetari i ABC News Leonidha Musai bëri me dije se  bashkëshortët kanë qenë të vetëm në momentin e konfliktit.

Çifti ka patur konflikte të herëpashershme, vajza e tyre e cila ndodhet në universitet ka fajësuar babain e saj pasi sipas saj ai dhunonte bashkëshorten e tij.

NJoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 26.02.2020, rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka goditur me levë hekuri, bashkëshorten e tij, shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.

vijon…/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!