Burri i Fjolla Morinës thirrje Kurtit: Mos ia shtrenjto energjinë popullit, më thuaj nëse ke nevojë për para

schedule12:28 - 3 Shkurt, 2022

schedule 12:28 - 3 Shkurt, 2022

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina dhe bashkëshorti i saj, Fisnik Syla, së fundmi kanë qenë në qendër të mediave rozë për shkak të një skandali me një kompani agjencie.

Gjatë ditës së djeshme, Syla në llogarinë e tij personale në “Instagram” ka publikuar disa video, ku shihet i rrethuar me para.

Ai kishte edhe një kërkesë për kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

“I dashur kryeministër, Kurti ju kam shumë për zemër, por mos e rritni çmimin e rrymës për popullatën. Nëse ju nevojitet buxhet, boni zo!”, ka shkruar Syla.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!