Dhuna në familje ka çuar në pranga një burrë në Korçë. 50 vjeçari banues në fshatin Turan ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.
Pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, 43 vjeçarja është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit D. P., 50 vjeç, banues në fshatin Turan, Korçë, pasi dje në banesë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases M. P., 43 vjeçe, e cila pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar“, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al