Burreli ngec në Shijak, triumfojnë Veleçiku e Turbina! Lushnja thyen Flamurtarin

schedule15:25 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 15:25 - 13 Dhjetor, 2020

Burreli e Egnatia ruajnë vendet e para në klasifikim, por nuk ia kanë dalë dot të fitojnë sot. Matjanët barazuan 2-2 në Shijak kundër Erzenit, edhe pse shënuan dy herë që në fillim të ndeshjes me sulmuesin Jasmin Raboshta.

Gecaj fillimisht ngushtoi shifrat, ndërsa në fund barazoi me penallti Camara. Sa i takon Egnatias, barazimi pa gola kundër Besës rivale është i pranueshëm. Ka përfituar Lushnja sot, që ngjitet e dyta pasi mundi me rezultatin 0-1 Flamurtarin. Xeka ishte autori i golit.

Ditën e sotme kanë festuar Veleçiku dhe Turbina. Koplikasit mposhtën Vorën me një gol të Banushjat, kurse Cërrikasit triumfuan në derbin kundër Elbasanit. Paolo Ricardo dhe Sallaku shënuan për Turbinën, ndërsa verdheblutë ngushtuan shifrat me Dukën. Takimi u mbyll me rezultatin 2-1. /abcnews.al

Kategoria e Parë – Java 7
GRUPI A

E diel, më 13 dhjetor, ora 13:30
Erzeni-Burreli 2-2
Shënues:
Gecaj 25’, Camara 85’ (pen.) / Raboshta 6’, 20’
Veleçiku-Vora 1-0
Shënues:
Banushaj 45’

Kategoria e Parë – Java 7
GRUPI B

E diel, më 13 dhjetor, ora 13:30
Flamurtari-Lushnja 0-1
Shënues:
Xeka 47’
Turbina-Elbasani 2-1
Shënues:
Paolo Ricardo 19’, Sallaku 36’ / Duka 68’
Besa-Egnatia 0-0