“Burrat vidhnin dhe gratë i prisnin në makinë”, arrestohen dy çifte shqiptarësh në Itali

schedule15:48 - 20 Janar, 2020

schedule 15:48 - 20 Janar, 2020

Policia italiane ka arrestuar dy çifte shqiptarësh, të akuzuar për vjedhje. Arrestimet janë bërë orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Në pranga ranë dy burra dhe dy gra, pasi kohët e fundit kishin plaçkitur disa shtëpi në Macerata dhe zona të tjera.

Mediat italiane bëjnë me dije se grabitja e tyre më e fundit ishte mbrëmjen kur u arrestuan. Burrat kishin dalë dhe po grabisnin shtëpitë, ndërsa gratë me makinë ecnin në afërsi të banesave dhe në atë moment u bllokuan nga policia.

Gjatë kontrollit të policisë në mjetin e tyre u gjetën dhe sekuestruan sende te çmuara të vjedhura që ishin mbledhur me një mbulesë dhe ishin lënë në derën e majtë të makinës, dy palë doreza pëlhure profesionale, kapele, dy elektrikë, një kaçavidë e madhe dhe shumë telefona celularë.

Gjithashtu unaza, orë, vathë, varëse, diamante dhe para për një vlerë të përgjithshme prej rreth pesë mijë euro janë sekuestruar dhe janë vendosur në dispozicion të autoriteteve gjyqësore për hetime të mëvonshme./abcnews.al