Burg tutorit e femrave që u ndaluan për prostitucion në Shkodër

schedule13:50 - 22 Nëntor, 2017

schedule 13:50 - 22 Nëntor, 2017

Gjykata e Shkodrës ka lënë nën masën e sigurisë “burg pa afat” 7 personat që akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal i përfshirë në shfrytëzimin dhe ushtrimin e prostitucionit.

Nën masa të rrepta sigurie u shoqëruan në Gjykatën e Shkodrës të ndaluarit e operacionit “Balerina”.
I pari që doli para trupit gjykues ishte Rinard Federik Tota që dyshohet si organizator i rrjetit të prostitucionit..
Më pas u paraqitën në gjykatë edhe 5 femrat qe akuzohen për ushtrim prostitucioni.
Rinard Tota nuk ka pranuar të flasë para trupit gjykues dhe avokati i tij ka kërkuar caktimin e një mase më të lehte sigurie se ajo e arrestit me burg.
Mësohet se pesë vajzat e ndaluara kanë mohuar akuzat ndaj tyre.
E njëjta masë sigurie është dhënë edhe për Kastriot Musën nga fshati Barbullush i Shkodrës pasi ka prova të mjaftueshme që e implikojnë në këtë grup kriminal.
Gjyqi zgjati rreth 5 orë dhe u drejtua nga gjykatësja Izabela Radovani.
Hetimi per grupin kishte nisur prej muajsh. Rinard Tota shfrytëzonte lokalin e tij “TATA” në Shkodër për ushtrim prostitucioni./abcnews.al

https://youtu.be/D8Bu3Pfbayw

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!