Burg të fortëve, të fiksuar pas parave e njeri-tjetrit/ Gjykata e Posaçme vendos masën për 9 të arrestuarit

schedule15:29 - 19 Maj, 2024

schedule 15:29 - 19 Maj, 2024

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 9 personat të cilët dolën këtë të diel para togave të zeza për tu njohur me masat e sigurisë, duke e cilësuar si te ligjshëm arrestimin e tyre. Bëhet fjalë për Naim Stafuka, Armando Ndreca, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi dhe Miri Bruli.

Avokatet kanë kërkuar që arrestimi mos të quhet i ligjshëm, duke pretenduar se nuk faktohet se i kujt personi është “numri” që shërben për perdorimin e SkyEcc.

Në përgjimet e SPAK, kanë dalë bisedat mes të arrestuarve qe u përkasin grupeve kriminale ku komunikojnë për nxjerrjen në pritë apo kryerjen e atentateve. Vetëm këto përgjime janë 20 fashikuj.

Nga 50 urdhër arreste në total, 14 prej tyre janë ekzekutuar në vendin tonë, ndërsa 6 të tjera jashtë shtetit, konkretisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!