Gjykata e Shkodrës i dha burgim të përjetshëm Miklovan Parubit, njeriut që bëri masakër në një lokal në Tetor të vitit 2016. Megjithëse avokati kërkoi lehtësim të masës duke iu referuar çrregullimeve të tij mendore, gjykata nuk toleroi dhe mori këtë vendim.
Ngjarja ndodhi pas lojës së pokerit, ku autori i masakrës pasi kishte humbur shkoi mori kallshnikovin në shtëpi dhe qëlloi me breshëri në lokalin në qendër të Dajçit të Bregut të Bunës.
Dy vetë vdiqën në vend, Gacalin Kopshti, 30 vjeç dhe Arjet Saiti, 42 vjeç. Katër persona të tjerë Aleks Prendi, Vinçens Kopshti, Ndue Marku dhe Kitas Molla u plagosën rëndë. Autori i vrasjes njihej nga banorët e zonës si një person me çrregullime emocionale dhe përdorues i drogës./abcnews.al