Burg për Ridvan Zykajn, nuk lëvizi as qerpikun në sallë

schedule18:00 - 13 Gusht, 2018

schedule 18:00 - 13 Gusht, 2018

Gjykata e Vlorës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për vrasësin e kushërinjve, Ridvan Zykën. Edhe në sallën e gjyqit ai tha se i vrau, pasi e akuzonin për vjedhje pulash.

Ridvani i tmerrshëm nuk lëvizi as qerpikun në sallën e gjyqit. Qëndrimi i tij jo njerëzor e befasoi gjykatësen. Operatorë e reporterë u shokuan.  Prokurori që më herët e kishte marrë në pyetje paralajmëroi për një profil të tillë.

“Ishte si nje dru”, u tha ai gazetarëve.

Ridvan Zykaj, ai që vrau tetë kushërinj, mes tyre dy fëmijë në Resulaj të Vlorës, do të qendrojë në burg. Gjykata caktoi masën e sigurisë vetëm 30 minuta, pasi hynë brenda.

Jashtë ishte vetëm një i afërm i viktimave, por që nuk u lejua të futej.  Gjykata kishte caktuar avokat Renato Mehmetaj, pasi mbi 15 avokatë të tjerë nuk e pranuan çështjen.

Akuza u përfaqesua nga prokurori Sajmir Smaka, i cili tha se autori pranoi autorësine dhe ishte shprehur se me viktimat kishte konkflikte të hershme . Ata e akuzonin se u vidhte pulat. Të njëjtën gjë  Ridvani i frikshëm përsëriti dhe në sallë.

Gjyqtarja e seancës me dyer të mbyllura ishte Esmeralda Habilaj. Ajo nuk vonoi t’i binte çekiçit për ta çuar në qeli Zykajn me tre akuza: Vrasje me dashje, armëmbajtje pa leje, dhe prodhim e shitje municionesh.

Më herët kur Zykaj po futej në gjykatë, familjarët e viktimave të Janarit, Selkie dhe Olsi Hoxhallari  protestuan. Në pankarte ata përveç fotove të autorëve që vranë nënën dhe djalin Hoxhallari, kishin dhe foton e Ridvan Zykajt. Ata kërkonin dënim me vdekje për vrasësit. Të tjerë banorë të Vlorës ishin para gjykatës duke protestuar.

Zykaj u dërgua në qelitë e paraburgimit në komisariat, deri në një vendim të ri. Kohën pas vrasjes ai është mbajtur nën masa të forta sigurie brenda ambjenteve të policisë.

Pasditen e të premtes së shkuar ai vrau me kallashnikov njëri pas tjetrit tetë njerëz. Të gjithë kushërinj të tij dhe që po ktheheshin nga një drekë e gëzueshme.

Në dosje prokurori shpjegon se autori ka filmuar dy nga të vrarët; Afërditën dhe Azemin. Më pas videon ia ka dërguar djalit të hallës. Disa orë pas ngjarjes u vetëdorëzua. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!