Bulqizë, 30 persona në spital me shenja helmimi

schedule21:10 - 4 Maj, 2019

schedule 21:10 - 4 Maj, 2019

Rreth 30 persona janë paraqitur në spitalin e Bulqizës me shenja helmimi. Të helmuarit janë të grupmoshave të ndryshme ,dhe që të gjithë janë banorë të lagjes së vjetër të Bulqizës.

Mjekët e Bulqizës thonë se rastet e para janë paraqitur në spital gjatë natës së mbrëmshme dhe të tjerë kanë vijuar të paraqiten gjatë gjithë ditës. Pas marrjes së ndihmës mjekësore të sëmurët kanë lënë spitalin dhe janë larguar në banesat e tyre në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas mjekëve të spitalit dyshohet se banorët janë helmuar nga uji kontaminuar, i cili buron nga minierat e Bulqizës. Grupi hetimor po heton shkaqet e helmimit masiv, dhe marrjen e masave për eliminimin e ngjarjeve të rënda./ABC News Albania 24/7