Bullgaria planifikon që të nisë vaksinimin kundër koronavirusit të ri më 27 dhjetor. Vaksinat do të administrohen në tri qytetet kryesore bullgare.
Lajmim e bëri të ditur shefi i Inspektoratit shëndetësor, Angel Kunchev.
Së bashku me shtetet tjera anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria po pret që Agjencia Medicinale Evropiane (EMA), që të miratojë vaksinën kundër koronavirusit, të prodhuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech. EMA pritet që lidhur me këtë gjë të njoftojë më 21 dhjetor, raporton Reuters.
Kunchev tha se kamionë me doza të vaksinën pritet të vijnë nga Belgjika dhe t’iu shpërndahen të gjitha vendeve anëtare të BE-së më 24 dhjetor dhe tha se pret që vaksinat në Bullgari të arrijnë në orët e vona të 25 dhjetorit apo më 26 dhjetor.
“Ne jemi të përgatitur dhe do të nisim vaksinimin një ditë më vonë, më 26 dhjetor, në spitalet e qytetit të Sofjes, Varnës dhe Burgasit”, tha ai.
Administrimi i vaksinave kundër koronavirusit tashmë ka nisur në Mbretëri të Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.
Bullgaria do të marrë kontingjentin e parë të vaksinave prej 10,000 vaksinash dhe Kunchev tha se pret që edhe 57,000 vaksina të tjera të arrijnë në janar, ndërkaq në muajt në vijim do të vijnë edhe të tjera.