Bullgaria dhe vendet baltike dëbojnë diplomatë rusë

schedule15:51 - 18 Mars, 2022

schedule 15:51 - 18 Mars, 2022

Bullgaria ka shpallur “non grata” 10 diplomatë rusë dhe u ka dhënë atyre 72 orë kohë që të largohen nga vendi, shkruan skynews

Sipas deklaratës së qeverisë bullgare, aktivitetet e tyre  nuk përputhen me statusin e tyre diplomatik. Kjo është vala e dytë e dëbimeve të diplomatëve rusë nga Bullgaria, dy prej tyre janë dëbuar më 2 mars mes akuzave se ishin të përfshirë në spiunazh.

Bullgaria ishte aleati më i afërt i Moskës gjatë Luftës së Ftohtë, por tani një anëtare e Bashkimit Europian dhe NATO-s, e cila ka dënuar pushtimin e Ukrainës.

Ambasada ruse në vend e quajti veprimin”akt armiqësor” që do të dëmtonte marrëdhëniet midis dy kombeve.

Ndërkohë edhe Letonia, Lituania dhe Estonia kanë dëbuar 10 diplomatë rusë, sipas deklaratave nga ministritë e tyre të jashtme të premten.

/abcnews.al