Modelja Jessica Lopes njihet në Angli si një tifoze e çmendur e Chelseas. Ish-mis Bum Bum Anglia i ndjek shpesh në stadium blutë e Londrës dhe nuk ngurron të provokojë në rrjetet sociale me fanellën e Chelseas.
Këtë herë bukuroshja braziliane ka zgjedhur të nxisi pak të besuarit e Frank Lampard. ‘’Nëse Chelsea do të arrijë të fitojë Champions League, atëherë unë do të pozoj nudo vetëm me fanellën sipër dhe askush nuk do të më ndalojë,’’ është deklarata e Lopes.
Chelsea ka një detyrë shumë të vëshirë, pasi duhet të përmbysë në Mynih rezulatatin 3-0 kundër Bayern Munchen. Megjithatë me përkrahjen e Jessicës, londinezët mund të provojnë të pamundurën. /abcnews.al