Bujar Osmani, kandidati i BDI për president/ Nazarko: Ka përfaqësuar me dinjitet etnitetet e Maqedonisë së Veriut

schedule16:46 - 22 Shkurt, 2024

schedule 16:46 - 22 Shkurt, 2024

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka ndarë me të gjithë lajmin e madhe se kandidati i kësaj partie në zgjedhjet presidenciale në Maqedonisë së Veriut që do të mbahen më 24 prill, është Bujar Osmani.

I ftuar në emisionin “Ballkan Update”, analisti Mentor Nazarko ka thënë se duhet parë në kuadër të ndryshimeve kushtetuese. Ai ka theksuar se Osmani ka përfaqësuar me dinjitet etnitetet e Maqedonisë së Veriut.

Sipas Nazarkos, gjithë kjo gara që po ndodh për të marrë presidencën, edhe pse fiktive, po sjell efekte kundërproduktive.

Nëse në tavolinën e ndryshimeve kushtetuese hidhen shumë ndryshime, atëherë humbet prioriteti kryesor që është integrimi i Maqedonisë në BE dhe përkatësisht ndryshimi i asaj pjese të kushtetutës që lidhet me pakicën bullgare. Pra, në këtë kuptim, ky ngjan si një propozim racionalizues i energjive elektorale, i energjive financiare të një shteti të vogël, por që ka rrezikuar dhe nënkupton që hapja, ndryshimi i kushtetutës bëhet për shumë tema, që do të thotë të marri më shumë kohë. Për hir të vërtetës, unë mendoj që ka ardhur koha që të ketë një far racionaliteti në pikëpamjen e marrjes së gjithë pozitave, domosdoshmërisht nga etnia. Pra, të jetë përcaktuese etnia në lidhje me marrjen e  posteve kryesore të shtetit.

Unë mendoj që meritokracia të jetë kriteri më i mirë. Domethënë mund të qëlloj që të tre krerët e institucioneve mund të jenë shqiptarë, ose mund të mos jetë asnjëri, por kryesorja është që t’i shërbejnë atij shteti të përbashkët me kompetencë. Gjithë kjo gara që po ndodh për të marrë presidencën, edhe pse mua më duket garë fiktive, po sjell efekte kundërproduktive, që do të thotë që dalja e shqiptarëve me dy kandidatë pavarësisht se janë të respektueshëm, Osmani e pasuron atë debatin presidencial në Maqedoninë e Veriut për shkak të eksperiencës së jashtëzakonshme ndërkombëtare që ka fituar, ku ka përfaqësuar me dinjitet dhe etninë tjetër”, u shpreh analisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!