Budina i përgjigjet Ramës: Nuk kam fyer asnjeri, Aleanca do vazhdojë me mosbindjen civile

schedule15:09 - 17 Maj, 2020

schedule 15:09 - 17 Maj, 2020

Më herët gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një mesazh publik regjisorit Edmond Budina.

Në një postim të bërë në Twitter, Rama i drejtohet Budinës duke i thënë se ka të drejtë të mendojë ndryshe nga artistët e tjerë që ishin pro shembjes së Teatrit Kombëtar.

Por, shton Rama më tej, “nuk i takon të fyejë apo shpifë, si partitë opozitare.”

Në lidhje me këtë postim të Ramës, Edmond Budina i ka kthyer përgjigje Ramës duke folur për Abc News që nga protesta që po mbahet tek Teatri tashmë i shembur.

Budina u shpreh se nëse mosbindja civile është fyerje, atëherë ai nuk ka fyer asnjeri. Përkundrazi shton ai, “jam një qytetar i rregullt i këtij vendi.

Edmond Budina: Në qoftë se mosbindja civile është fyerje, atëherë unë nuk e kam fyer. Unë nuk e kam fyer, jam në të drejtën time. Ai e ka shkelur Kushtetutën me ligje speciale, une jam një qytetar i rregullt i këtij vendi që kërkoj më të mirën për vendin tim. Unë ja u kam thënë 100 herë, a nuk është aferë korruptive fakti që ne t’i gjejmë lekët për të ristrukturuar teatrin dhe të bësh një teatër tjetër në vend tjetër. Më mirë të kishim dy teatro ku edhe ata emra që ti përmend të luanin në 7 teatro. Kjo është nevoja e Shqipërisë, jo të shkatërrosh sa më shumë. Unë s’ju kam asnjë faj. Kam bërë detyrën time dhe nuk kam fyer asnjëri.

Lexo edhe: Rama-Edmond Budinës: Nuk të takon të fyesh, s’kam lidhje me punët e zeza që më akuzoni

Duke iu referuar faktit që Rama e akuzoi se po fyente apo shpifte, Budina thotë se nuk e di se për çfarë fyerjesh e ka fjalën kryeministri.

Budina: Nuk e di për çfarë shpifjesh mendon Edi Rama. Nëse mendon se partia ime nuk ka ngulur asnjë gozhdë. Nuk është asnjë partia ime. Kam qene atje, është ajo parti, Partia Demokratike që kur përmbysën komunizmin që Edi Rama ia mbathi jashtë Shqipërisë. Erdhi te PD për të marrë një post dhe kur nuk gjeti asnjë post tha të vriten komunistët. Unë nuk vras asnjë komunist, unë nuk vras njerëz. Unë luftoj për paqen. Çfarë ka këtu për shpifje? Që ky është një sistem fashist? Ata erdhën me automatik…” 

Po ashtu, Budina u shpreh se Aleanca për Teatrin do të vazhdojë me mosbindjen civile, ndërsa shtoi se nëse partitë opozitare duan që të bashkohen, “le të vinë që të gjithë.” /abcnews.al/