BSH: Bizneset dhe qytetarët po paguajnë më shumë kredi

schedule16:13 - 24 Nëntor, 2022

schedule 16:13 - 24 Nëntor, 2022

Nga Erblina Mile

Këstet e kredive si për bizneset dhe për qytetarët kanë rezultuar më të shtrenjta  gjatë 3 muajve të fundit. Banka e Shqipërisë raporton se norma mesatare e interesit për kreditë në lekë për biznese në tremujorin e tretë rezultoi 6.2%, nga 5.5% që ishte në tremujorin e kaluar.

Rritja e interesit këtë tremujor ka prekur të dyja kategoritë e kredive, ku veçanërisht interesi për kreditë me shuma deri 35 mln lekë ka regjistruar rritje të vazhduar prej fillimit të vitit. Aktualisht, kjo është edhe kategoria ku rritja e normës bazë është transmetuar më shpejt, duke qenë se kushtet për këto kredi janë më të standardizuara dhe fuqia negociuese e bizneseve është e kufizuar.

Për shkak të inflacionit të lartë kreditë për blerje shtëpie kanë rënë ndjeshëm. Sipas Bankës së Shqipërisë flukset  tremujore të kredisë hipotekare ishin rreth 35% më  të  ulëta  se  një  tremujor  më  parë,  po  kështu  në  ngadalësim  ishte  edhe  kredia e re për këtë qëllim.

Interesi mesatar i kredisë për individë është rritur për të tretin tremujor radhazi.

Ai rezultoi 7.6% në tremujorin e tretë, nga 6.8% që ishte mesatarisht në  dy  tremujorët  paraardhës. Kjo ecuri është konfirmuar edhe nga bankat, të cilat evidentojnë rritjen e shpejtë të normave të interesit, , shtrëngimin e përgjithshëm të kushteve të kreditimit, si dhe pritshmëritë.

për  përkeqësimin  e  të  ardhurave dhe aftësisë paguese, veçanërisht për individët me të ardhura më të ulëta.

Inflacioni pritet të pësojë një rritje të edhe përgjatë dy muajve të mbetur të këtij viti çka do të detyrojë bankën që të rrisë përsëri normën bazë të interesit e cila tashmë është 2.75% duke shtrenjtuar më tej kreditë.

Gjatë vitit të ardhshëm niveli i inflacionit pritet të stabilizohet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!