Bruno Shllaku për Metrofestin dhe dramaturgjinë shqipe

schedule18:36 - 2 Tetor, 2018

schedule 18:36 - 2 Tetor, 2018

Drama autobiografike e Ernest Koliqit, “Rrajët që Lëvizin” vjen për herë të parë në skenë si vepër e përzgjedhur nga Teatri Metropol për të qenë pjesë e edicionit të dytë. Vepra e shkruar në Romë, i ka të përqendruara ngjarjet në Shkodrën e viteve ’70. Koliqi me këtë vepër paralajmëron rënien e diktaturës. Aktori Bruno Shllaku, në një intervistë për ABC News thotë se ndihet mirë kur regjisorët kthehen tek rrënjet e dramës shqipe.

Festivali “Metrofest 2” risjell 5 drama nga arkivi i dramaturgjisë shqipe. Aktori i njohur Bruno Shllaku e sheh me pozitivitet rikthimin tek rrënjet e dramaturgjisë shqipe.

Bruno Shllaku, aktor: “Përshëndes stafin e teatrit Metropool dhe në veçanti drejtoreshën, zonjën Jonida që hodhën më në fund poshtë mitin që ne kemi një rrubinet të mbyllur për sa i përket dramaturgjisë shqiptare, pra nuk kemi. Me 5 dramat që do të parqiten në Metrofest sivjet janë të gjitha drama të kapura në momentet e fudnit të jetës së tyre sepse pluhuri i kohës sa më shumë që bie mbi to aq më shumë betonizohet dhe në të ardhmen do të jetë shumë e vështirë që kazma e regjisorit arkeolog të thyejë atë pjesë të ngurtë. Duhen përgëzuar dhe jam jashtëzakonisht i kënaqur që dolën më në fund nga arkivat e errëta të cilësdo skaj që mund të quhet padrejtësisht se kemi mangësira. Dolën dhe bërtitën që ne jemi këtu, kemi rrënjët këtu, kemi gjakun, djersën dhe dramaturgjinë tonë. Përderisa po flasim për një autor shkodran, të jesh e bindur që rrajët e Shkodrës nuk ka tufan që i shkul. Unë nisem në pëgjithësi nga rrënjët e qytetit tim e të qytetit tënd dhe qytetit të regjisoret të cilat janë rrënjë që nuk kanë tufan që i shkul. Kur them Shkodra unë personifikoj dhe të gjithë Shqipërinë sepse Shkodra e Shqipërisë është.”

Bruno Shllaku i tha menjëherë “po” regjisores Rozi Kostani, e cila ve në skenë “Rrajët që lëvizin” të Ernest Koliqit. Por ajo është edhe bashkëshortja e Shllakut në skenë.

“Jam befasuar që herën e parë që pata bisedën tëlefonike më Rozin. E kishte zgjedhur dhe kam qenë shumë i bindur në aftësitë e zonjës Kostani.”

Kjo pjesë ka mesazhe të forta aktuale të paralajmruara herët që në vitet ’70.

“Unë mendoj se Koliqi është një autor që sheh me parabolë, që sheh përtej malit. Ai ka pasur një lloj sinoptike kaq të çuditshme sa që është befasuese. Kur e kam lexuar në vitin ’78, nuk më ka bërë përshtypje sepse nuk mendoja kurrë që muri ose më mirë me thënë kuçedra do ti hapte ndonjëherë rrugët që të ishim të lirë. Nuk më ka bërë përshtypje, por kur ne dolëm dhe u ballafaquam me fakte të cilat janë shumë regresive. Kur ne kapëm pronën e tjetrit dhe i thamë “tokë e xanun.” I dimë të gjithë këto plakë që akoma kullojnë atë limfën. Kolqiqi e kishtë parashikuar këtë edhe kur do të bjerë Muri i Berlinit bashkë me të edhe fronti i lindjes.”

Metrofest do të nisë mbrëmjen e së merkurës në teatrin e Metropolit dhe do të vazhdojë deri me 14 tetor.

“Rrajët që lëvizin” është një dramë autobiografike e Ernest Koliqit, e shkruar në Romë, por ngjarja ndodh në Shkodrën e viteve ’70.

“Rrënjët që lëvizin dhe që kanë ikur. Ai e ka fjalën edhe për vete, spese Shqipëria ka paur një mërgatë të çuditshme njerëzish në ikjedhe gjithmonë gjaku i nxehtë, të cilët nuk janë gjithmonë ato njerëz që bërtasin. Gjaku i nxehtë janë ata njerëz që shkruajnë. Janë të parët që goditen dhe që pësojnë traumën e ikjes dhe abandonojnë atdheun, kështu është edhe Koliqi. Tani ai bën thirrjen që rranjët edhe duhet të jenë, duhet të lëvizin, duhet të lagen, duhet të rriten, duhet të kenë filiza dhe kjo është ajo trumpeta e madhe që sot të bën përshtypje.”

Vjen për herë të parë në skenë, si vepër e përzgjedhur nga Teatri Metropol për të qenë pjesë e edicionit të dytë të “Metrofest”. Vepra e Ernest Koliqit,”Rrajët lëvizin” është quajtur një nga veprat profetike të tij dhe hyn ndër ato vepra të letërsisë botërore që parashikon rrëzimin e diktaturës komuniste dhe rilindjen e Shqipërisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!