Brukseli nuk ka më durim për provokimet e njëpasnjëshme të Ankarasë në detin Egje

schedule15:53 - 24 Korrik, 2020

schedule 15:53 - 24 Korrik, 2020

Deklarata e Turqisë për nisjen e një eksplorimi të ri në Mesdheun lindor, pranë një ishulli grek dhe tre kilometra larg brigjeve turke, nuk ndihmon aspak dhe dërgon një mesazh të gabuar, sidomos pas këshillit të fundit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian. Në këtë mënyrë një zëdhënëse e komisionin europian komentoi vendimin më të fundit të Turqisë, shkruan EuroNews.

Në mbledhjen e fundit ministrat e jashtëm u përplasën pikërisht në temën e marrëdhënieve mes Bashkimit Europian dhe Turqisë, duke shprehur vullnetin për të gjetur rrugë të reja për një dialog me Ankaranë. Tashmë provokimi i radhës i Ankarasë pas atij të rikonvertimit të Shën Sofisë në xhami, pas tensioneve për emigrantët dhe për kërkimet për gaz rreth Qipros, akrepat e orës lëvizin sërish në anë të kundërt, raporton abcnews.al

Edhe presidenti francez Macron shtoi zërin e tij në kërkesat brenda parlamentit europian që blloku të ndërmarrë një reagim të ashpër ndaj Ankarasë.

Kreu i shtetit francez u shpreh se aktualisht çështjet energjetike dhe të sigurisë dhe janë thelbësore si dhe janë në lojë në luftërat për pushtet, në mënyrë të veçantë në atë të Turqisë dhe Rusisë qe po afirmohen gjithnjë e më shumë. Dhe janë dy vende ndaj të cilat Bashkimi Europian ka gjithnjë e më pak peshë. Macron theksoi se do të ishte një gabim i rëndë që siguria në Mesdhe të lihej në duart e aktorëve të tjerë, raporton abcnews.al

Për Bashkimin Europian është momenti të veprojë dhe të vlerësojë nëse do të vendosë sanksione ndaj Turqisë. Presidenti i partisë popullore europiane Manfred Ueber, në seancën speciale të parlamentit europian për të diskutuar rreth përfundimeve të këshillit europian, listoi veprime  të ndryshme të Ankarasë që sipas tij janë shqetësuese.

Ai shtoi se duhen dhënë mesazhe të qarta se Bashkimi europian është në krah të qytetarëve të saj në Greqi dhe Qipro, por pavarësisht kësaj të ketë dhe një dialog me Turqinë, si dhe të mos mungojnë sanksionet. Por ai përsëriti se duhet vepruar menjëherë pa humbur kohë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!