Bashkimi Europian të premten i tha gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që kërkojnë anëtarësimin, që ata duhet të zbatojnë reforma të vështira para se të lejohen të bashkohen me bllokun e pasur. Të shqetësuar për rritjen e ndikimit rus dhe kinez në Ballkan, BE ka nisur një fushatë të re integruese, duke i dhënë Serbisë dhe Malit të Zi një datë të pranimit paraprak të vitit 2025. Por shumë anëtarë të BE-së mbeten skeptikë për rajoninin, i cili është i kërcënuar nga një reputacion për paligjshmërinë. Gjatë në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bullgari, ata thanë se kandidatët – të cilët gjithashtu përfshijnë Maqedoninë, Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnjen – duhet të përmirësojnë kredencialet e tyre demokratike dhe të ç’rrënjosin korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Johhanes Hahn, komisioner i BE-së për zgjerimin: “Të gjithë e kuptojnë se duhet të plotësohen kushtet, se cilësia vjen përpara shpejtësisë, se strategjia nuk është një ftesë për të hequr kushtëzimin”.
Federica Mogherini, përfaqësuese e lartë e BE për politikë të jashtme: “Ne ndajmë shumë sëbashku. Ne ndajmë projekte të përbashkëta dhe gjeografinë në të njëjtin rajon por gjithashtu edhe shumë sfida. Ne përballemi me kërcënime të njëjta, ndajm mbajmë këtë session që tashmë është bërë traditë”.
Ndërkohë, gjermania udhëheq kampin e skeptikëve, duke theksuar problemet e vazhdueshme me korrupsionin dhe sundimin e ligjit në vendet që janë bashkuar me BE që nga viti 2004, duke përfshirë Poloninë, Hungarinë, Rumaninë dhe Bullgarinë. Gjithashtu kontestet rajonale gjithashtu pengojnë procesin e pranimit, me Serbinë – dhe disa vende anëtare të BE-së – që refuzojnë të njohin pavarësinë e Kosovës. Kurse Maqedonia ende nuk ka mbyllur mosmarrëveshjen për emrin me Greqinë./abcnews.al