Brozovic stërvitet i veçuar, zikaltërit besojnë se do të jetë i gatshëm ndaj Lecces

schedule18:18 - 8 Gusht, 2022

schedule 18:18 - 8 Gusht, 2022

Marcelo Brozovic pritet të rikthehet në grup pas të mërkurës, por për debutimin me Interin ndaj Lecces ka optimizëm.

Simone Inzaghi pret të ketë në dispozicion kroatin, i cili si masë paraprake do të stërvitet i veçuar. Dëmtimi i Brozovic nuk dukej shumë serioz, gjithsesi drejtuesit zikaltër vendosën mos ta rrezikonin ndaj Villarrealit.

Roli i Brozovic tek Interi është shumë i rëndësishëm dhe kjo gjë është shumë e qartë, megjithatë, Asllani është ai që mund ta zëvendësojë më së miri kroatin./ h.ll/abcnews.al