Broja “ndal topçinjtë”/ Ylli i Kombëtares luftoi fort në barazimin në Premier League

schedule23:27 - 5 Prill, 2025

schedule 23:27 - 5 Prill, 2025

E kaloi me sukses edhe të tretën. Armando Broja u aktivizua sërish për Evertonin, përsëri në Premier Ligën angleze, duke luajtur më gjatë sesa në ndeshjet e kaluara.

Sulmuesi I kombëtares shqiptare hyri në fushë në minutën e 65-të në duelin ndaj Arsenalit në “Gudison Park”, duke luajtur pa probleme deri në fund.

Në terren ishte gjithsej 29 minuta, përfshi edhe kohët shtesë, dhe kjo është gati trefishi I kohës që pati në dispozicion në dy ndeshjet e kaluara të kampionatit, kundër Uest Hemit dhe Liverpulit.

Natyrisht, këtyre u duhen shtuar edhe 76 minuta në sfidën e kombëtares ndaj Andorrës në eliminatoret e Botërorit, e gjithsej, janë rreth 130 minuta gjithsej që u kthye nga dëmtimi në 15 mars.

Përballë një rivali si Arsenali, që mban vendin e dytë në renditje, dhe ka qenë pretendent për titull vite me radhë, Broja nuk mundi të tregonte klas dhe të ishte I rrezikshëm.

Në fund të fundit, këtë nuk e bëri asnjë nga lojtarët e Evertonit, pasi “topçinjtë” e mbajti topin vetëm për vete, duke pasur zotërimin e sferës 71 për qind.

Sulmuesi kuqezi thjesht bëri presion ndaj mbrojtjes, luftoi fort, dhe u tërhoq në mbrojtje sa herë që u desh.

Barazimi 1-1 u arrit pasi londinezët shënuan të parët falë belgut Leandro Trosar në 34’, ndërsa blutë e Liverpulit barazuan me penallti sapo nisi pjesa e dytë.

Autor I golit ishte senegalezi Ndiaje, dhe Evertoni është në vend të 15-të në renditje, për momentin larg zonës së rrezikshme që të zbret nga kategoria.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!