Zbardhen detaje të reja në lidhje me atentatin në Tiranë, me 4 të plagosur.
Dyshohet se të shtënat kanë nisur pranë tregut agroushqimor. Personat e plagosur janë munduar që të largohen me makinën e tyre tip “G Class” deri në Lundër ku dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur ndjenjat dhe mjeti është përplasur.
Dy prej të plagosurve, janë të mitur, M.D 17 vjeç dhe D.D 11 vjeç. Ndërkaq, dy të plagosurit e tjerë janë shtetasit Arens Stafa 34 vjeç, drejtuesi i mjetit dhe Kjan Mullai 19 vjeç.
Ata janë paraqitur rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës. Në gjendje të rëndë, është i mituri D.D dhe 19-vjeçari Mullaj, të cilët janë futur në sallën e operacionit.
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./abcnews.al