Zelensky kërkon shpjegim nga Pekini, presidenti: Po prodhojnë armë dhe po furnizojnë Rusinë

schedule21:56 - 17 Prill, 2025

schedule 21:56 - 17 Prill, 2025

Presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelenskyy thotë se Ukraina ka prova se Kina po furnizon Rusinë me artileri dhe barut.

Duke folur në një konferencë shtypi sot, presidenti i Ukrainës pohoi gjithashtu se Pekini po ndihmon me prodhimin e armëve të caktuara në territorin rus.

“Ne besojmë se përfaqësuesit kinezë janë të angazhuar në prodhimin e disa armëve në territorin e Rusisë”, tha ai në një konferencë shtypi në Kiev.

Ai nuk specifikoi nëse kishte parasysh sistemet e artilerisë apo predha.

Kjo vjen pasi Ukraina tha se ka kapur dy shtetas kinezë që luftonin në Ukrainën lindore në fillim të prillit.

Ai tha se forcat e tij kishin luftuar gjashtë ushtarë kinezë dhe dy prej tyre ishin zënë rob. Ai shtoi se kishte urdhëruar zyrtarët të kërkonin një shpjegim nga Pekini.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!