Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Broja i shumëkërkuar, një tjetër klub i Seria A hedh sytë te sulmuesi shqiptar

schedule10:55 - 19 Qershor, 2022

schedule 10:55 - 19 Qershor, 2022

Për Armando Brojën vera do të jetë e “nxehtë”, pasi në këtë merkato është kthyer në fokusin e disa skuadrave të mëdha që kërkojnë shërbimet e talentit shqiptar.

Disa skuadra në Seria A kërkojnë të shkojnë te sulmuesi i kombëtares, teksa së fundmi në skenë ka dalë edhe emri i Bolognas, e cila kërkon të përforcojë repartin e sulmit dhe tek 20-vjeccari gjen lojtarin e duhur për formacionin e italianëve.

Konkurrenca për të arritur te shërbimet e talentit kuqezi është e madhe, teksa bisedimet mes palëve nuk kanë nisur ende, por tashmë Broja udhëheq listën e dëshirave të Bolognas për sulmin e skuadrës, teksa pas tij renditen Bonazzoli dhe Strand Larsen.



Kujtojmë se Broja arriti të shkëlqente me Southampton në këtë sezon në Premier League, teksa arriti të shënonte edhe 9 gola, ndërsa me të përfunduar huazimi sulmuesi është kthyer te Chelsea. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!