Broja flet për BBC pas golit të parë në Premier League: Ëndërr e bërë realitet

schedule23:17 - 16 Tetor, 2021

schedule 23:17 - 16 Tetor, 2021

Armando Broja ka shënuar ditën e sotme golin e parë në Premier League në ndeshjen e parë të nisur si titullar më Southampton përballë Leends Unted.

Sulmuesi i cili është në pronësi të Chelsea theu edhe një rekord, pasi u bë lojtari më i ri i klubit që shënon gol në dubutimin e tij si titullar.

Pas ndeshjes ylli shqiptar foli për BBC ku u shpreh shumë i lumtur  për golin e tij të parë në elitën e futbollit anglez, duke plotësuar kështu një ëndërr të fëmijërisë së tij.

Ishte e jashtëzakonshme të luaja për herë të parë në formacion në Premier League, pasi e kisha ëndërruar këtë moment që kur isha tre vjeç./ të shënoja në ndeshjen e parë si titullar, është një ëndërr e bërë realitet për mua, pasi nuk mund të kërkoja për më mirë. Jam në një moment mjaft të bukur të karrierës dhe shpresoj që të vijnë të tjerë akoma më të bukur, me shumë gola. Ishim duke kërkuar fitoren e parë dhe jam shumë i lumtur që e morëm këtu, para tifozëve tanë të mrekullueshëm. Ajo që bëri Redmond ishte e jashtëzakonshme, një vrapim fantastik dhe një pasim perfekt”, deklaroi Broja.