Britania: Ukraina do të jetë pjesë e NATO-s pas përfundimit të luftës

schedule15:49 - 11 Korrik, 2023

schedule 15:49 - 11 Korrik, 2023

Ukraina duhet t’i bashkohet NATO-s sa më shpejt që të jetë e mundur por vetëm pas përfundimit të luftës”, tha Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace për CNN.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar prej kohësh të bashkohet me aleancën, por shumë anëtarë kanë rezerva për shkak të luftës së saj me Rusinë.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha për se CNN se Ukraina nuk është ende gati për t’u bashkuar me NATO-n, një mesazh që Wallace e bëri jehonë në intervistën me CNN.

“Unë jam plotësisht dakord me Shtetet e Bashkuara se ne nuk mund të kemi një anëtar të ri në mes të një konflikti. Kjo thjesht do të çonte aleancën në luftë me Rusinë”, tha Wallace.

Wallace tha se anëtarët e NATO-s duhet të “punojnë së bashku për të siguruar që Rusia të humbasë në pushtimin e saj të paligjshëm të Ukrainës”, përpara se të lejojnë Ukrainën të bashkohet me aleancën. Megjithatë, sapo të përfundojë konflikti, Wallace tha se NATO-ja duhej të ishte gati për të pranuar Ukrainën si një anëtare të re.

“Duke pasur parasysh që kemi një politikë të dyerve të hapura, është e rëndësishme të themi se ne besojmë se Ukraina i përket NATO-s”, tha Ëallace, duke shtuar se Ukraina kishte ndërmarrë disa nga “hapat” e nevojshëm për të qënë pjesë e aleancës, duke përfshirë forcimin e ushtrisë së saj dhe eliminimin e korrupsionit.

“Sa herë që ky konflikt të përfundojë, ne duhet të përgatitemi sa më shpejt që të jetë e mundur për ta futur Ukrainën në NATO”, tha Wallace.

Kur u pyet se pse Turqia më në fund pranoi të miratonte ofertën e Suedisë, pasi e kishte penguar atë për muaj të tërë, Wallace pohoi se Suedia kishte marrë masa për të “përballuar kërcënimin” e paraqitur nga grupet terroriste kurde.

Ëallace u pyet nëse Turqisë i ishte bërë ndonjë lëshim tjetër për të siguruar miratimin e saj,  si për shembull pajisja me avionë luftarakë F16 apo edhe përshpejtimi i ofertës së saj për t’u bashkuar me BE.

“Unë nuk e di nëse ka pasur ndonjë gjë shtesë,” tha Wallace, duke shtuar se “Turqia është shumë larg anëtarësimit në BE”.

Ai pretendoi se “komuniteti ndërkombëtar foli gjatë me turqit” për t’i bindur ata se pranimi i Suedisë në NATO është “në favor të të gjithëve”.

“I vetmi fitues i kësaj përçarje do të ishte Putin,” tha Wallace.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!